LAJMI I FUNDIT:

Një armë e rrallë 3700-vjeçare u zbulua në një vend ndërtimi në Poloni

Një armë e rrallë 3700-vjeçare u zbulua në një vend ndërtimi në Poloni

Një majë shtize e rrallë e epokës së bronzit, u zbulua së fundmi në një vend ndërtimi në Poloni, thanë zyrtarët.

Sipas një njoftimi nga Science në Poloni, ky artefakt i ruajtur mirë, u gjet në kufirin Poloni-Ukrainë, në një qytet të vogël të quajtur Lubycza Królewska, përcjell Telegrafi.


Mediat raportojnë se kjo armë, rreth 18 centimetra e gjatë, e cila nuk ka shenja të dukshme dëmtimi, daton midis viteve 1990 dhe 1750 P.E.S.

Zyrtarët thanë se kjo armë, ka të ngjarë të jetë krijuar nga një mjeshtër që i përket kulturës Mierzanowice, shoqëri kjo e zhvilluar gjatë epokës së bronzit të hershëm në Poloni.

Sipas një studimi të vitit 2019, të botuar në revistën arkeologjike polake Sprawozdania Archeologiczne, kultura e Mierzanowice njihet për varrezat e saj, të cilat janë gjetur në të gjithë Poloninë juglindore.

Mediat raportojnë se maje shtizash dhe objekte tjera që lidhen me kulturën e Mierzanowice, gjenden pranë varrezave të tyre, ndoshta si “dhurata për të vdekurit”.

Megjithatë pas analizave shtesë, arma do të dërgohet në një muze rajonal. /Telegrafi/