LAJMI I FUNDIT:

Një alarm për bombë shkakton evakuimin në Kullën Eifel në Paris

Një alarm për bombë shkakton evakuimin në Kullën Eifel në Paris

Një alarm sigurie të shtunën nxiti evakuimin e tre kateve të Kullës Eiffel në qendër të Parisit, simboli më emblematik i Francës, i cili tërhoqi 6.2 milionë vizitorë vitin e kaluar.

SETE, organi që drejton kullën, tha se ekspertët e asgjësimit të bombave si dhe policia po pastronin zonën, duke përfshirë një restorant të vendosur në një nga katet.

“Është një procedurë e zakonshme në këtë lloj situate e cila megjithatë është e rrallë”, tha një zëdhënëse.


Vizitorët u evakuuan nga tre katet dhe sheshi nën monument pak pas orës 13:30.

Puna e ndërtimit të kullës filloi në janar 1887 dhe përfundoi më 31 mars 1889. /Telegrafi/