Një aeroplan i Air India u rrëzua në aeroportin e qytetit perëndimor të Indisë, Ahmedabad.

Kjo është raportuar nga mediat të ndryshme në botë, pa specifikuar nëse ka pasur viktima, përcjell Telegrafi.


Rrëzimi ndodhi kur aeroplani po ngrihej, raportuan kanalet televizive.

Më shumë se 100 persona ishin në bordin e fluturimit, thanë kanalet televizive. Kjo shifër më vonë u përditësua në rreth 240.

Ato gjithashtu treguan pamje të njerëzve që transportoheshin me barela dhe që transportoheshin me ambulanca.

Air India tha se aeroplani po shkonte drejt aeroportit Gatwick të Londrës në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa oficerët e policisë thanë se ai u rrëzua në një zonë civile pranë aeroportit.

"Në këtë moment, po përcaktojmë detajet dhe do të ndajmë përditësime të mëtejshme", tha Air India në X. /Telegrafi/