Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Skenderaj, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i tetë i një objekti banesor.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 24 gusht 2025, rreth orës 21:00.


Viktima ishte transportuar menjëherë në emergjencën e QKMF-së në Skenderaj.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, i riu nuk arriti t’u mbijetojë lëndimeve të marra dhe u konfirmua i vdekur pak pas mbërritjes.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, bashkë me ekipet kompetente, po hetojnë rrethanat e këtij rasti që është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”./Telegrafi/