Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23-vjeçare ka humbur jetën sot në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Domorovc-Hodonovc, komuna e Ranillugut.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
"Ju informojmë se rreth orës 10:00 në aksin rrugor të fshatit Domorovc-Hodonovc (Komuna Ranillug) ka ndodhur një vet-aksident trafiku me fatalitet. Në këtë vet aksident ka qenë e involvuar vetura Golf VII me targa 06, ku drejtuesja shtetase e Kosovës (2002) si pasojë lëndimeve ka ndërruar jetë, ndërsa dy pasagjere (të gjinisë femërore) kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në emergjencën e Spitalit në Gjilan", tha Hashani.
Tutje, ai shtoi se Policia e Kosovës, Njësitet e trafikut rajonal me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhë ky vetë-aksident i rëndë. /Telegrafi/

















































