LAJMI I FUNDIT:

Nitaj: Jemi në fazën e sigurimit të numrave për krijimin e qeverisë Haradinaj

Nitaj: Jemi në fazën e sigurimit të numrave për krijimin e qeverisë Haradinaj

Kosova më së largu deri nga mesi i korrikut do ta ketë qeverinë në krye me Ramush Haradinajn. Kështu është shprehur për Telegrafin, anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj.

“Orientimisht kah mesi i korrikut pritet krijimi i qeverisë së re në krye me Haradinajn”, u shpreh Nitaj.


Ai ka theksuar se deri në certifikim e rezultateve nga KQZ, do të ketë biseda dhe kontakte me parti politike për të siguruar numrat e nevojshëm për krijimin e qeverisë.

“Pas publikimit të rezultateve preliminare dhe pas afatit të ankesave, pritet që të bëhet certifikimi i rezultateve, gjë që besoj të bëhet brenda javës së ardhshme. Në këtë faze do ta shfrytëzojmë për biseda dhe kontakte me parti politike, kjo me qëllim të sigurimit të numrit të nevojshëm të deputetëve për krijimin e qeverisë Haradinaj”, ka thënë Nitaj.

I pyetur rreth asaj se a do të mund të ketë ndonjë koalicion të ri në mes të PAN-it qoftë me Lëvizjen Vetëvendosje qoftë me koalicionin LDK-AKR-Alternativa, Nitaj u shpreh se është ende herët që të dihet një gjë e tillë.

“Në këtë fazë nuk mund të dije më shumë, sepse është akoma herët. Ajo që mund tu them është se unë besoj që nuk do të ketë problem për krijimin e qeverise Haradinaj dhe votimin e saj në Kuvend”, theksoi Nitaj.

Ndërkohë që partitë politike si dhe kandidatët për deputet kanë kohë 24 orë që të bëjnë ankesa në PZAP, rreth numërimit, të votave, deri më tani në adresë të PZAP kanë shkuar rreth 50 ankesa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori