LAJMI I FUNDIT:

Nissan vazhdon kryesimin për shitjet e veturave elektrike

Nissan vazhdon kryesimin për shitjet e veturave elektrike

Një vit që prej se doli në shitje në Evropë, Nissan Leaf i ri po udhëheqë rrugën e kalimit në veturat elektrike, me 26 mijë njësi tashmë që janë në duart e konsumatorëve në rrugët evropiane.

LEAF i cili ka fituar çmime të shumta dhe ka kryesuar shitjet e veturave elektrike për tetë muajt e parë të vitit 2018, ka një record të shitjes së një veture çdo 10 minuta në Evropë.

Rritja e shitjeve ka qenë një karakteristikë për Nissan LEAF të ri në përreth Evropës përfshirë tregje si Austria, Franca, Gjermania, Holanda dhe Spanja. Në Norvegji, Nissan LEAF është ngritur në top listat e shitjeve duke u bërë vetura më e shitur në vitin 2018, duke tejkaluar kapacitetin e të gjitha veturave tjera.

Konsumatorët furnitorë e përdorues të bizneseve po ashtu po përfaqësojnë elektrifikimin e veturave. Më shumë se tetë mijë vetura Nissan LEAF janë shitur si flota të korporatave në gjithë Evropën.

Nissan LEAF dhe teknologjia e avansuar e drejtimit të veturës me ProPILOT dhe ProPILOT Park, e bën drejtimin e veturës pa ndonjë mund të madh dhe të lehtë për t’u parkuar. E-Pedali inovativ sjell nivele të reja të thjeshtësisë së vozitjes dhe kënaqësisë duke lejuar mundësinë e zhvillimit të shpejtësisë dhe frenimit m evetëm një pedale.

“Teksa interesimi për veturat elektrike vazhdon të rritet, ne jemi siguruar se mundësia për të përjetuar dhe për të pasur modelin LEAF të ri është më i qasshëm se kurrë më herët”, u shpreh Gareth Dunsmore, drejtor I Nissan Europe për veturat elektrike.

Nissan LEAF është prezent në 51 tregje në gjithë botën dhe ka një kërkesë të madhe në nivel global me 350 njësi të shitura që nga viti 2010.

Nissan LEAF është ikona e mobilitetit inteligjent nga Nissani, që ndihmon në transformimin e mënyrës së të drejtuarit duke bashkuar Fuqinë Inteligjente, Ngasjen Inteligjente dhe Integrimin Inteligjent për një vozitje më të kënaqshme, më bindëse dhe më të mirë në përgjithësi. /Telegrafi/