LAJMI I FUNDIT:

Nissan shfaq pamjet e GT-R50 që do të ketë çmim prej një milion eurove

Nissan shfaq pamjet e GT-R50 që do të ketë çmim prej një milion eurove

Vetura që ka çmim prej një milion eurove, do të arrijë gjatë vitit të ardhshëm

Për të shënuar 50 vjetorin e Skyline dhe Italdesign, është krijuar Nissan GT-R50, një makinë e mahnitshme që e lehtëson pritjen për Nissan GT-R, transmeton Telegrafi.

Kjo makinë që është parë në Goodwood Festival of Speed, tashmë është gati të hyjë në prodhim, prej nga do të del në 50 njësi.

Rreth një milion euro do ta ketë çmimin fillestar kjo makinë, që fillimisht do ta shohim gjatë muajit mars në Geneva Motor Show. Derisa kur u prezantua si koncept, ana i kishte kamerat, në versionin që është gati për prodhim, ato janë zëvendësuar me pasqyra të zakonshme.

Megjithëse çmimi është i shtrenjtë, Nissan ka bërë të ditur se për GT-R50 ka pasur shumë kërkesa, derisa në dispozicion është vetëm edhe një numër i vogël mundësive për rezervim.

Shumica e blerësve, kanë kërkuar që këto makina të modifikohen sipas dëshirave të tyre, duke i bërë edhe më të mira. /Telegrafi/