LAJMI I FUNDIT:

Nissan LEAF fillon prodhimin në Evropë (Video)

Nissan LEAF fillon prodhimin në Evropë (Video)
Production begins of the new Nissan LEAF in Europe

Dërgesat e veturës më të shitur elektrike në botë në kontinentin evropian duhet të fillojnë në shkurt të 2018.

Prodhimi evropian i modelit të ri të makinës elektrike të Nissan, LEAF ka filluar në fabrikën e kompanisë japoneze në Sunderland në Mbretërinë e Bashkuar. Përveç dy fabrikave tjera, përkatësisht në Yokosuka dhe Smyrna, kjo është fabrika e tretë në planet, ku prodhohet automjeti elektrik më i shitur në botë.


Nissan ka prezantuar shembujt e parë të modelit të ri elektrik të LEAF, i cili është tashmë në prodhim e sipër, ndërsa dërgesat e para të konsumatorëve në kontinentin tonë pritet të vijnë në shkurt të vitit të ardhshëm. Më shumë se 85,000 njësi të LEAF janë shitur në kontinentin e vjetër që nga viti 2011.

Në fabrikën e saj evropiane në Sunderland, Nissan ka investuar fillimisht rreth 561 milionë dollarë përpara se LEAF të hyjë në prodhim atje në vitin 2013. Një investim shtesë prej 48 milionë dollarësh është duke garantuar punën e më shumë se 2,000 njerëzve, të cilët janë duke punuar në versionin e ri të LEAF dhe në zinxhirin e furnizimit në Mbretërinë e Bashkuar.

“Nissan udhëhoqi tregun botëror të makinave elektrike me zbulimin e veturave elektrike në Evropë në vitin 2011 dhe çdo vit që nga ajo kohë është e qartë se gjithnjë e më shumë konsumatorë ndajnë vizionin tonë për të ardhmen e ngasjes së veturave”, tha Kevin Fitzpatrick, Zëvendës President Divizional i Divizionit të Nissan Europe për Prodhim. “Ne jemi të ngazëllyer për të filluar prodhimin në Sunderland dhe për të sjellë Nissan Leaf të ri në tregjet evropiane nga shkurti i 2018.”

Fabrika e Nissan në Sunderland është gjithashtu përgjegjëse për montimin e dy modeleve të tjera të Nissan, Qashqai dhe Juke, si dhe SUV’të e Inifinity, modelet Q30 dhe QX30. Fabrika mban kurorën për linjën më të madhe të prodhimit të automjeteve në Mbretërinë e Bashkuar të të gjitha kohërave me më shumë se nëntë milionë makina të krijuara për 30 vjet.

Sa i përket modelit të ri të LEAF, makina tashmë gëzon një interes shumë të fortë të konsumatorëve me më shumë se 23,000 porosi të vendosura që në muajin e parë të saj të plotë në treg. Ne presim që shitjet mujore të vazhdojnë të rriten, pasi që automjeti elektrik do të jetë shumë shpejt në dispozicion për t’u porositur në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/