LAJMI I FUNDIT:

Nissan Juke do të ketë ndryshime shumë të shumta (Foto)

Nissan Juke do të ketë ndryshime shumë të shumta (Foto)

Do të ketë ndryshime të shumta edhe në sistemin e funksionimit të bredshëm, si dhe në hapësirën ku qëndrojnë udhëtarët

Meqenëse është në treg për afro nëntë vjet, të thuhet se do t’i bërhet vetëm një përditësim Nissan Juke, do të ishte një nënvlerësim, transmeton Telegrafi.


Tani që gjenerata e dytë është paralajmëruar, mësohet se do të ketë ndryshime shumë të mëdha, që të jetë në nivelin e makinave moderne.

AutoExpress raporton se Juke i ri lansohet në fund të vitit, ndërsa do të nbështetet nga platforma CMF-B, që është pjesë e Renault-Nissan Aliance. Të njëjtën platform, e ka edhe Renault Clio dhe Captur. Arkitekrura do të jetë e përshtatshme edhe për sistemin hibrid, duke zënë motorin me 1.6 litra, si dhe një tjetër elektrik që ka 9.8kWh.

Zyrtarët e kompanisë, po konsiderojnë edhe version tërësisht elektrik, që do të rivalizonte me Kia e-Niro dhe Hyundai Kona EV. Në ndryshimet e reja, do të ketë edhe zgjerim të hapësirës ku qëndrojnë udhëtarët, me tavan më të lartë dhe zgjerim të pjesës për lënien e këmbëve.

Instalimi i ProPILOT i zhvilluar nga Nissan, do të ndihmojë gjatë vozistjes në momentin e përshpejtimit, frenimit dhe përdorimit të frenave. /Telegrafi/