Koalicioni NISMA-AKR-PD nuk ka mundur ta kalojë pragun zgjedhor, sipas rezultateve preliminare të Komiisonit Qendror të Zgjedhjeve.
Sipas këtyre rezultateve të cilat nuk përfshijnë votat me kusht dhe ato nga diaspora, koalicioni NISMA-AKR-PD në zgjedhjet e së dielës ( 6 tetor) ka marrë 39 mijë e 495 vota ose, 4.94 për qind.
Megjithatë, nga Nisma Socialdemokrate kanë deklaruar se numri i votave me kusht dhe atyre të diasporës do të bëjnë që të kalojnë pragun zgjedhor.
Anëtari i Kryesisë së Nismës, Fazli Hoxha tha për Telegrafin se do të jenë pjesë e Kuvendit me shtatë deputetë.
“Pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të diasporës koalicioni Nisma-AKR-PD do ta kalojë pragun zgjedhor. Nisma Socialdemokrate sipas informacioneve që kemi do të marrë vota të mjaftueshme me kusht dhe nga diaspora për ta arritur pragun 5 për qind. Pra, Nisma sigurt do ta kalojë pragun 5 për qind. Vetëm se duhet të presim numërimin e këtyre votave dhe Nisma Socialdemokrate do të jetë pjesë e Kuvendit me shtatë deputetë”, ka pohuar ai.

Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Bilall Sherifi, përmes një konferencë për media ka thënë se është i kënaqur me vendimin e KQZ-së që të rinumërohen 303 vendvotimeve, për shkak të gabimeve që janë gjetur në formularë.
“Jemi këtu para jush për të shprehur kënaqësinë për vendim e KQZ-së, që ka pasur gabime në formualar dhe që të rinumërohen disa vendvotime. Përkundër faktit që PZAP refuzojë ta trajtojë këtë problem, e që mendojmë që nuk ka qenë vendim i duhur. KQZ e pranoi gabimin, dhe ka pranuar se ka gabime në formularë, pra gabime teknike”, ka thënë Sherifi, përcjell Telegrafi.
“Duke pasur parasysh se kemi prekje të formularëve, 303 sot u vendos të rinumërohen. Por jemi të bindur sipas provave që kemi se të gjitha kutitë kanë të njëjtin formular. Nëse të gjitha e kanë të njëjtin formular, rrjedhimisht del që të gjitha duhet të shkojnë në rinumërim. Nëse për një arsye që u pranua nga KQZ-ja se ka gabime teknike, ku është arsyeja që të tjerat të mos shkojnë në rinumërim”, ka shtuar Sherifi.

KQZ ka bërë të ditur se sipas rezultateve preliminare, partia fituese e zgjedhjeve parlamentare 2019, është Lëvizja Vetëvendosje me gjithsej 203 mijë e 52 vota ose 25.49 për qind. Pas VV-së, radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 197 mijë e 702 vota ose 24.82 për qind. Partia Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me 169 mijë e 211 vota ose 21.24 për qind.
Në zgjedhjet parlamentare, kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania