LAJMI I FUNDIT:

Nisma synon të shkojë e vetme në zgjedhje paralamentare

Nisma synon të shkojë e vetme në zgjedhje paralamentare

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbëresha Krasniqi, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që mbrëmë e ka shpallur të pavlefshme votën e ish-deputetit Etem Arifi, i cili ka votuar për formimin e Qeverisë Hoti.

Me këtë rast pas këtij vendimi është rrëzuar kjo qeveri.


Krasniqi tha se ky vendim mirëpritet nga subjekti i saj.

“Për neve si Nisma Socialdemokrate është i mirëpritur një vendim i tillë. Ne besojmë që Kosova ka ndërtuar tashmë institucione kredibile që duhet të iu besojmë secili subjekt politik. Kështu që ne si Nisma jemi të gatshëm për një proces të ri zgjedhor dhe sigurisht qe do të dalim të suksesshëm. Sa i përket AKR-së ne kemi pasur një marrëveshje për Qeverinë e kaluar dhe këtu mbetet. Tash e tutje është një çështje tjetër”.

“Nuk konsideroj se janë ftohur. Kemi pasur raporte të mira me AKR-në. Ashtu kemi funksionuar edhe në Kuvend edhe në Qeveri, dhe konsideroj që në mënyrë të shëndoshë kemi bashkëpunuar me AKR-në, ndërsa sa i përket se a do të vazhdohet tutje është çështje e subjekteve a do të vazhdohet”, tha ajo.

Deputetja theksoi se partia që ajo përfaqëson është e orientuar të shkojë e vetme në zgjedhje.

“Nisma Socialdemokrate është e gatshme që në zgjedhje të shkojë vet dhe orientimi i jonë është që të shkojmë të vetëm në zgjedhje. Konsiderojmë se i kemi strukturat e pjekura dhe se do të arrijmë sukses në zgjedhjet që e presin Kosovën dhe Nismën Socialdemokrate dhe në anën tjetër sa i përket bashkëpunimit me subjekte të tjera politike është çështje e subjektit që në të ardhmen do të bëhen të ditura nëse do të ketë koalicion me ndonjë subjekt tjetër politik”, tha ajo në Klan Kosova.

Ndërkaq bëri të ditur se Nisma nuk ka ndonjë “vijë të kuqe” për asnjë parti politike.

“Unë nuk them se e përjashtojmë bashkëpunimin me PDK-në as me ndonjë subjekt tjetër. Ne si NISMA Socialdemokrate do të marrim vendim. NISMA asnjëherë nuk ka pasur “vija të kuqe” me asnjë nga subjekt politik”, u shpreh ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori