LAJMI I FUNDIT:

Nisi me një vizatim në pecetë, ëndrra e katër inxhinierëve për ta nxjerr në treg makinën e parë fluturuese në botë “Model A”

Nisi me një vizatim në pecetë, ëndrra e katër inxhinierëve për ta nxjerr në treg makinën e parë fluturuese në botë “Model A”

Alef Aeronautics po punon për të krijuar makinën e parë fluturuese në botë.

Model A i Alef është një makinë e hijshme, elektrike dhe fluturuese që duket si një automjet disi normal që kemi parë në përditshmëri, transmeton Telegrafi.


Shumica prej makinave fluturuese që synojnë të hyjnë në treg nuk duan të duket si një makinë normale, por Jim Dukhovnyt nuk i pëlqeu kurrë kjo.

Dukhovny është CEO i Alef Aeronautics.

Pasi emigroi në Amerikë pas rënies së Bashkimit Sovjetik, ai i kaloi vitet e tij krijuese në Palo Alto në epiqendrën e zbulimeve teknologjike. Babai i tij i ndjerë, Leonid Dukhovny, ishte një inxhinier dhe një kantautor i njohur.

Duke marrë shembull nga babai i tij, Dukhovny thotë se çdo sipërmarrje e suksesshme duhet të përfshijë si kreativitetin ashtu edhe inxhinierinë praktike. Për të vënë në jetë vizionin e tij, ai pati mundësinë të hapte një kompani të re tetë vjet më parë.

E themeluar në një kafene në bazë në Palo Alto në vitin 2015, Alef Arenautics po punon drejt një qëllimi: ndërtimin e makinës së parë fluturuese.

Duke u nisur nga një vizatim me pecetë, Dukhovny dhe tre inxhinierë, Pavel Markin, Dr. Constantine Kisly dhe Oleg Petrov u nisën për të ‘thelluar territoret e paeksploruara të makinave fluturuese’. Në rrugën drejt automjetit, ekipi joshë investitorët, duke përfshirë Tim Draper, një investitor i Serive C dhe D në Tesla.

Aktualisht në fazat e prototipit, ekipi i Alef Aeronautics është duke punuar në atë që ata e kanë quajtur “Model A”.

Model A synon të jetë makina e parë fluturuese në treg dhe firma ka një identitet të rreptë të markës – për t’u dukur si një makinë normale por të jetë në gjendje të fluturojë. /Telegrafi/