LAJMI I FUNDIT:

Niset për në Egjipt kontingjenti i dytë i Policisë Ushtarake të Shqipërisë, pjesë e misionit shumëkombësh

Niset për në Egjipt kontingjenti i dytë i Policisë Ushtarake të Shqipërisë, pjesë e misionit shumëkombësh

Kontingjenti i dytë i Policisë Ushtarake të Shqipërisë u përcoll sot në misionin e Forcës Shumëkombëshe dhe Vëzhgimit (MFO) në Sinai, Egjipt.

Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria e Mbrojtjes konfirmon se “siguria ndërkombëtare është një element i rëndësishëm në misionin ushtarak të Shqipërisë”.

“Policia Ushtarake i ka kapacitetet për t’u ardhur në ndihmë edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, të cilëve u gjendemi në krah me trupat dhe njerëzit tanë të specializuar”, thuhet në njoftim.


Ministria e Mbrojtjes vlerëson se ky është një mision i rëndësishëm që përfshin tre efektivë të Policisë Ushtarake, të cilët do të kontribuojnë me eksperiencën e tyre për 12 muaj për të përmbushur me përkushtim detyrat në kuadër të MFO.

“Ju urojmë efektivëve tanë ta përmbushin me sukses këtë mision fisnik dhe shpresojmë për kthimin e sigurt të tyre në atdhe”, përfundon njoftimi për shtyp. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Lajme
A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Lajme
Front i ftohtë nga veriu, priten reshje shiu dhe ulje temperaturash

Front i ftohtë nga veriu, priten reshje shiu dhe ulje temperaturash

Lajme

"Zjarri dyshohet se u shkaktua nga stufa ngrohëse" – detaje mbi vdekjen e të moshuares në Rahovec nga djegia e shtëpisë

Kronika e Zezë
Një dekadë nga marrëveshja në Bruksel, Izvori pikë e mbyllur dhe rruga e dëmtuar

Një dekadë nga marrëveshja në Bruksel, Izvori pikë e mbyllur dhe rruga e dëmtuar

Lajme
Kalo në kategori