LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi jep detaje për gjendjen e pacientëve që u lënduan në shpërthimin në Ferizaj

Krasniqi jep detaje për gjendjen e pacientëve që u lënduan në shpërthimin në Ferizaj

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka njoftuar se dy pacientë që janë lënduar gjatë shpërthimit në Ferizaj janë nisur për trajtim në Austri.

Krasniqi ka falënderuar shtetin austriak për ndihmën, transmeton Telegrafi.


“Falënderojmë ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger për kontributin e tij direkt që bëri të mundur dërgimin e pacientëve për trajtim më të avansuar shëndetësor në Austri”, ka shkruar ai në Facebook.

Krasniqi ka thënë se “Aktualisht në Klinikën e Kirurgjisë Plastike janë duke u trajtuar edhe 8 pacientë, ndërsa të gjithë të lënduarit e tjerë, përfshirë edhe ata që morën trajtime në Spitalin e Ferizajit, tashmë janë liruar në shtëpi”.

Gjithashtu, ai ka falënderuar edhe shtetin e Turqisë, që kanë pranuar që katër pacientë të trajtohen atje.

“Me urimin që të gjithë të lënduarit të shërohen sa më shpejtë dhe të kthehen në familjet e tyre, falënderojmë Shtetin e Turqisë dhe të Austrisë qe bën të mundur dërgimin e qytetarëve tanë për shërim në shtetet e tyre.

Falënderime kolegëve tanë në SP të Ferizajit dhe të QKUK për intervenimet e shpejta dhe profesionale në trajtimin e të gjithë të lënduarve”.

Ndryshe, nga shpërthimi i një bombole gazi në Ferizaj janë lënduar 42 qytetarë, si dhe janë shkaktuar dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori