Ka nisur puna për zgjerimin e segmentit rrugor Isniq–Lëbushë–Strellc në Komunën e Deçanit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari Bashkim Ramosaj përmes një njoftimi, por që nuk ka dhënë detaje më tej, duke lënë vetëm mbishkrimin: "Mirëmengjesi nga Deçani".


Zgjerimi i rrugës pritet të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët e këtyre zonave.

As Komuna nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me vlerën e projektit, kohëzgjatjen e punimeve apo parametrat e zgjerimit. /Telegrafi/