LAJMI I FUNDIT:

Nis viti i ri shkollor në Shqipëri

Nis viti i ri shkollor në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Me respektimin e masave kundër COVID-19, rreth 480 mijë nxënës në sistemin parauniversitar në të gjithë vendin do të nisin sot vitin e ri shkollor. Mësimi ishte parashikuar të fillonte në datën 13 shtator, por Ministria e Arsimit vendosi që të shtyhej për në datën 27, duke e bërë mësimin fakultativ deri më këtë datë.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale ka uruar nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor dhe i ka këshilluar të zbatojnë masat kundër COVID-19.

“Urim për të gjithë nxënësit që nisin nesër vitin e ri shkollor, bashkë me angazhimin për të bërë gjithmonë më të mirën që ata të kenë një vit sa më të mbarë e të suksesshëm. Suksese të gjithëve”, shkruan Kushi.


Mësimi do të zhvillohet me një deri në katër turne ndërsa orët do të zgjasin nga 25 deri në 45 minuta në varësi të kapacitet të shkollës.

Në ndryshim nga viti i kaluar, mësuesit do të rikthehen në klasa të vaksinuar, ndërsa për ata që nuk e bëjnë, do të duhet të paraqesin testin për COVID-19 çdo javë për të treguar se nuk janë të infektuar nga virusi. /Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori