LAJMI I FUNDIT:

Nis Testi i Arritshmërisë për klasat e nënta

Nis Testi i Arritshmërisë për klasat e nënta

Mbi 24 mijë nxënës të klasave të nënta sot po iu nënshtrohen pjesës së parë të Testit të Arritshmërisë, i organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, i cili ka për qëllim të bëjë orientimin e nxënësve për regjistrimin në shkollat e mesme të larta.

Procesi ka filluar në orën 10:00, ku nxënësit do t’i kenë dy orë në dispozicion për tu përgjigjur në pyetjet e parashtruara.


KosovaPress qëndroi në gjimnazin “Xhedet Doda” dhe “Elena Gjika” ku nxënësit e klasave të nënta të kryeqytetit iu nënshtruan procedurave para se të hynin në test.

Ministrja Nagavci kërkon respektim të rregullave gjatë Testit të Arritshmërisë
Lexo po ashtu Ministrja Nagavci kërkon respektim të rregullave gjatë Testit të Arritshmërisë

Testi i sotëm ka 100 pyetje nga katër lëndë, ndërsa 100 pyetje të tjera nga pesë lëndë të tjera nxënësit që kanë përfunduar klasën e nëntë do t’i nënshtrohen më 14 qershor.

Testimi është duke u mbajtur në 176 qendra të testimit në të gjithë vendin, ku të angazhuar për mbarëvajtje të këtij procesi janë rreth 1600 administrues. /Telegrafi/