LAJMI I FUNDIT:

Përfundon takimi Thaçi-Limaj

Përfundon takimi Thaçi-Limaj

E plotësuar: Ka përfunduar takimi ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ky takim ishte në vazhdën e takimeve të presidentit Hashim Thaçi me kryetarët e partive politike, për t’u konsultuar lidhur me formimin e Qeverisë së re, ose shkuarjen në zgjedhje.

Nis takimi Thaçi-Limaj

E plotësuar: Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas përfundimit të takimit me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, ka nisur takimin me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, për t’u konsultuar lidhur me formimin e Qeverisë së re, ose shkuarjen në zgjedhje.

Thaçi para këtyre dy takimeve ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Presidenti do ta takojë sot edhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe përfaqësues të Grupit 6+.

Ndryshe, kjo është dita e dytë e takimeve të presidentit Hashim Thaçi me liderët e partive politike.

Thaçi një ditë më parë takoi liderin e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Pas këtyre takimeve, Thaçi mbajti një konferencë për media ku tha se të gjitha veprimet e mëtutjeshme që do t’i ndërmarrë pas konsultimeve me liderët e partive do të jenë transparente në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet. /Telegrafi/