Nis takimi konsultativ me Osmanin dhe liderët e partive politike pa Kurtin

Ka nisur takimi konsultativ mes presidentes së vendit, Vjosa Osmani, dhe liderëve të disa prej partive politike parlamentare lidhur me procesin e zgjedhjeve të reja në Kosovë.
Në këtë takim po marrin pjesë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Takimi është thirrur nga presidentja për të zhvilluar konsultime me përfaqësuesit e partive politike në lidhje me zhvillimet e fundit politike dhe mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja parlamentare.
Në këtë takim nuk po merr pjesë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































