LAJMI I FUNDIT:

Nis promovimi i sistemit të adresave IPv6

Nis promovimi i sistemit të adresave IPv6

Kompanitë e mëdha kanë nisur promovimit të sistemit të ri të adrresave, IPv6, që do të lejojë aksesimin e 340 undecillion (1 undecillion = 10 dhe 35 zero nga pas) gjithësej në të njëjtën kohë.

Kjo nismë e cila ka filluar nga Google, Yahoo, Microsoft e Facebook, zhvillohet për shkak të trendit në ritje të përdoruesve të laptopëve, tabletëve, telefonave të mençur e kompiuterave tradicionale, të cilët mund të krijojnë trafik në internet.

Kësaj fushate e nisur nga këto katër kompani gjigande, pritet t’i bashkohen edhe dhjetra kompani të tjera përfshi këtu edhe ato që prodhijnë pajisje të mençura. Aktualisht në botë përdoret sistemi i adresave IPv4, që lejon 4.3 miljardë adresa. /Telegrafi/