Drejtoria Komunale e Arsimit në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka treguar një përformancë mjaftë të lartë në menaxhim të sistemit arsimor, teksa kjo është kurorëzuar edhe me mirënjohje e certifikata të ndryshme nga organizata të ndryshme.
Drejtuesit e kësaj drejtorie së fundmi në bashkëpunim me organizatën “LIONS QUEST” kanë përfunduar fazën e pare të certifikimit të 34 mësimdhënësve me qëllim të ngritjes së përformances në plan-programet e tyre të punës.
Mësimdhënësit kanë kryer këto trajnime profesionale didaktike për metodologjinë e punës dhe shprehitë e adoleshencës dhe një varg trajnimesh të tjera.
Drejtori i Arsimit në këtë komunë Afrim Llabjani, në një intervistë për Telegrafin, ka thenë se edhe 105 mësimdhënës të tjerë janë në process të certifikimit. Sipas tij, organizata “LIONS QUEST” është e licencuar për trajnimin e mësimdhënësve në fusha të ndryshme.
“Këto trajnime kanë për qëllim rritjen e cilësisë dhe përformances në arsim. Certifikimi i mësimdhënësve ka qenë objektiv i qeverisjes sonë dhe këtë po e arrijmë gradualisht. Përveç certifikimit të 34 mësimdhënësve, si DKA jemi në proces edhe për 105 mësimdhënës të tjerë që të marrin certifikata të tilla për programe të ndryshme”, ka thënë Llabjani.
Ndërkohë edhe zyra për informim në këtë komunë, ka njoftuar lidhur me certifikimin e mësimdhënësve, të mërkurën.
“Në kuadër të ngritjes dhe zhvillimit profesional të mësimdhënësve të komunës sonë, Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me organizatën LIONS QUEST, ka bërë certifikimin edhe të 34 mësimdhënësve të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët në trajnimin “Shprehitë për adoleshencën. Drejtoria e Arsimit mbetet e përkushtuar për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të mësimdhënësve në ngritjen dhe zhvillimin e tyre profesional” , thuhet në njoftimin e komunës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Ukrainasit godasin rafineritë e naftës në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa