LAJMI I FUNDIT:

Nis procedura për shpronësimin e pronës për Projektin e konservimit dhe restaurimit të shtëpisë së Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”

Nis procedura për shpronësimin e pronës për Projektin e konservimit dhe restaurimit të shtëpisë së Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit, Liburn Aliu ka bërë të ditur se sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar inicimi i procedurës për shpronësimin e pronës së paluajtshme për realizimin e Projektit për konservimin dhe restaurimin e shtëpisë së Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”.

Aliu në një postim në Facebook bën të ditur se kompleksi Memorial “Masakra e Reçakut”, përfshin varrezat e martirëve, murin përkujtimor, shtatoren e William Walkerit, zyrat administrative, dhe në kuadër të zonës së veçantë janë edhe dy shtëpitë ku kanë ndodhur masakrat dhe janë lënë gjurmë të kujtesës së luftës, si një nga ngjarjet më të dhimbshme për popullin tonë.

Rrëfimi i të mbijetuarit të masakrës së Reçakut: Pasi u larguan serbët, pashë plakun që serbët ia kishin nxjerrë sytë
Lexo po ashtu Rrëfimi i të mbijetuarit të masakrës së Reçakut: Pasi u larguan serbët, pashë plakun që serbët ia kishin nxjerrë sytë

“Si Qeveri jemi të përkushtuar që kompleksi të marrë formën më meritore të konzervimit dhe menaxhimit, për t’u përmirësuar kështu në mënyrë të kujdesshme, duke garantuar mbrojtjen e plotë e të mirëfilltë të kompleksit dhe shtëpive”, shkruan ai.


Pas miratimit të vendimit në Qeveri, ministri gjatë mbledhjes tha se Departamenti i shpronësimit do të mbajë dëgjim publik lidhur me shpronësimin e kërkuar me pronarët e tokave që preken nga procesi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori