Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur Kryesinë e saj, pas caktimit të seancës për formimin e Qeverisë më 3 shkurt.

Në takim janë parë duke hyrë figurat politike të partisë si Lutfi Haziri, Imri Ahmeti, Gazmend Muhaxherri etj.


Ndonëse më herët zëdhënsi i LDK-së, Besian Mustafa mohoi se do të ketë mbledhje, një gjë e tillë tashmë është duke ndodhur.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet për situatën e fundit të krijuar me caktimin e datës së seancës ku edhe do të votohet qeveria e re. /Telegrafi/

83104298 1060365830966644 1190448639621726208 n

84071680 861508727634619 1048773070279409664 n