Medica Gjakova dhe IHDNJ me iniciativë të re për mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale në Kosovë
Medica Gjakova dhe Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNJ) kanë lançuar një projekt të ri për mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë konfliktit në Kosovë. Iniciativa synon t’u ofrojë atyre mbështetje gjithëpërfshirëse dhe të promovojë drejtësi për ata që ende po luftojnë me pasojat e dhunës së përjetuar gjatë konflitktit të viteve 1998-99.
Të mbijetuarit/at e dhunës seksuale gjatë konflitktit në Kosovë kanë përjetuar një mori sfidash, përfshirë trauma psikologjike, probleme shëndetësore, dhe përjashtim social dhe ekonomik.
Diella, një e mbijetuar e dhunës seksuale, emri i të cilës është ndryshuar dhe është i njohur për Medica Gjakovën, rrëfen përjetimin e saj mbi traumen e përjetuar gjatë asaj periudhe.
“Shpesh ndihem e izoluar dhe e turpëruar se do të më gjykojnë komuniteti dhe familja. Turpi më bënte të hesht dhe më ka penguar gjatë të kërkoj ndihmën dhe mbështetjen që më nevojitej”, rrëfen Diella.
Ajo tha gjithashtu se raportimi i përvojave të tyre dhe kërkimi i drejtësisë ka qenë i mbushur me sfida. Sistemi ligjor shpesh dështon të sigurojë mbështetjen dhe ndjeshmërinë që të mbijetuarit kanë nevojë. Ritregimi i përjetimeve të tyre është shumë traumatizues.
Vetëm 1 mijë e 650 nga rreth 20 mijë të mbijetuar/a kanë fituar statusin zyrtar si të mbijetuar/a të dhunës seksuale të lidhur me konfliktin në Kosovë. Projekti “Vetëdijësim, drejtësi dhe reparacion për të mbijetuarat e dhunës seksuale”, është duke u realizuar në një periudhë kohore 15-mujore dhe ka si qëllim mbështetje për 40 të mbijetuar/a, përfshirë edhe anëtarët e familjeve të tyre.
Ky projekt është i mbështetur nga Bashkimi Evropian, përmes Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe synon të ofrojë ndihmë përmes procesit ligjor për kompensim dhe drejtësi, si dhe përmes grupeve mbështetëse për trajtimin e traumave, fuqizimin ekonomik dhe ngritjen e vetëdijes.
Për të mbijetuarat/it e dhunës seksuale është shumë e rëndësishme mbështetja psiko-sociale që bëhet me ta. Një gjë të tillë e dëshmon edhe Diella, e cila thotë se Medica Gjakova ka qenë një shpëtim për shumë të mbijetuar, ku sipas saj qasja e organizatës ndaj mbështetjes ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në jetën e tyre.
“Përmes këshillimit të tyre psikosocial, ndihmës juridike dhe programeve të fuqizimit ekonomik, ne kemi filluar të rindërtojmë jetën tonë. Këtu gjejmë mirëkuptim dhe solidaritet, duke e ditur se nuk jemi vetëm në betejat tona”, shprehet Diella.
Medica Gjakova ka ofruar gjithashtu mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale, përmes shërbimeve të ndryshme si këshillim psiko-social, shërbime juridike dhe ndihmë financiare. Përmes këtyre shërbimeve, të mbijetuarit kanë mundësinë të rindërtojnë jetën e tyre dhe të gjejnë ndihmë për të përballuar pasojat e dhunës.
Ndërsa vetëm 1 mijë e 650 nga 20 mijë të mbijetuar kanë fituar statusin ligjor si të mbijetuar të dhunës seksuale. Ende shumë të mbijetuar heshtin nga frika e stigma-s dhe përjashtimit.
Genci, një tjetër i mbijetuar i dhunës seksuale të lidhur me konfliktin, emri i të cilit është ndryshuar, tha se jeta e tij ka ndryshuar thellësisht nga dhuna që ka përjetuar gjatë konfliktit të viteve 1998-1999.
“Unë nuk jam më personi që kam qenë. Unë jetoj me frikën e vazhdueshme se të tjerët mund të mësojnë se çfarë më ka ndodhur, dhe më rëndon turpi i lidhur me të mbijetuarit e dhunës seksuale. Këto ndjenja frike dhe turpi krijojnë dyshime për aftësinë time për të ecur përpara dhe për të jetuar një jetë normale,” tha ai.
Genci kurajon për të kërkuar ndihmë psiko-sociale e kishte marrë nga gruaja e tij e cila e kishte shtyrë të drejtohej tek Medica Gjakova, e cila sipas tij i ka ndryshuar jetën.
“Ata më ofruan një hapësirë të sigurt ku mund të flisja për përvojat e mia pa frikë. Kjo besueshmëri më ka ndihmuar të filloj shërimin tim,” tha ai.
Në vitin 2018, Kuvendi i Kosovës miratoi ligjin për të njohur të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe për t’u ofruar atyre mundësinë e dëmshpërblimit. Ky proces ka vazhduar, por shumë të mbijetuar ende nuk kanë pasur mundësinë të regjistrohen si të tillë për shkak të frikës dhe përjashtimit shoqëror. Megjithatë, projektet si ai i Medica Gjakovës janë një hap i rëndësishëm në drejtimin e ofrimit të mbështetjes dhe drejtësisë për të mbijetuarit.
Në vitet 1998-99, rreth 20 mijë persona në Kosovë përjetuan dhunë seksuale. Pas viteve të heshtjes dhe margjinalizimit, vendi ka bërë përparim në njohjen dhe mbështetjen e të mbijetuarve, por ende ka shumë punë për t’u bërë. Medica Gjakova vazhdon të luajë një rol kyç në mbështetje dhe rehabilitimin e të mbijetuarve, duke u ofruar atyre mundësinë për të rindërtuar jetën e tyre dhe për të kërkuar drejtësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Puseta e hapur në rrugën “Martirët e Lirisë – Çabrat” shqetësim për banorët e kësaj rruge
Tre mjekë të rinj i shtohen QKMF-së në Junik
Drejtoria e Arsimit në Gjakovë merr vendim: Salla e shkollës së muzikës “Prenk Jakova”, nuk do të përdoret për aktivitete të paautorizuara
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025