Nis hetimi për rrjedhjen e videos së abuzimit me të burgosurin palestinez nga ana e izraelitëve

IDF izraelite njoftoi se ka nisur një hetim penal për rrjedhjen e videos së kamerave të sigurisë nga qendra e paraburgimit Sde Teiman, e cila supozohej se tregonte ushtarët duke abuzuar rëndë me një të paraburgosur palestinez vitin e kaluar.


Sipas IDF, përfshirja e mundshme e individëve në zyrën e Avokatit të Përgjithshëm Ushtarak në shpërndarjen e videos së transmetuar nga lajmet e Channel 12, po shqyrtohet si pjesë e hetimit, transmeton Telegrafi.

Avokati i Përgjithshëm Ushtarak, gjeneral-,ajor Yifat Tomer-Yerushalmi, ka kërkuar leje "derisa të sqarohen detaje të mëtejshme mbi çështjen", thotë IDF, duke shtuar se Shefi i Shtabit, gjeneral Eyal Zamir e ka miratuar kërkesën e saj.

Pamjet e rrjedhura tregonin ushtarët në Sde Teiman duke marrë mënjanë një nga të paraburgosurit, i cili ishte shtrirë me fytyrë përtokë, dhe më pas duke e rrethuar me mburoja kundër trazirave ndërsa dyshohet se kryenin abuzimin.

I paraburgosuri u dërgua më pas për trajtim mjekësor për lëndime të rënda.

Më parë këtë vit, prokurorët ushtarakë ngritën një padi kundër pesë ushtarëve rezervistë për abuzimin. /Telegrafi/