Sot ka nisur zyrtarisht periudha e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ku me kalendarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve fushata zgjedhore fillon më 16 shtator dhe përfundon më 15 tetor.
Por për shkak të situatës me pandeminë disa nga partitë politike janë shprehur për shkurtimin e periudhës së fushatës.
Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ditë më parë u kishte dërguar një letër kryetarëve të partive parlamentare, ku për shkak të situatës me pandeminë kishte propozuar fushata të reduktohet në 10 ditë.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi kishte thënë se shkurtimi i fushatës zgjedhore duhet të trajtohet dhe të merret vendim.
Ndërkaq, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kishte thënë se fushata zgjedhore duhet të shkurtohet edhe më shumë, vetëm në pesë ditë.
Deri tani zyrtarisht, LDK dhe AKK zyrtarisht janë deklaruar pro shkurtimit të fushatës në pesë ditë.
“Në mbledhjen e mbajtur Kryesia e LDK-së, duke marrë për bazë gjendjen e rëndë shëndetësore në vend, gjendje e shkaktuar për shkak të keqmenaxhimit pandemik e të paprecedentë, vendosi që në mënyrë krejtësisht vullnetare, fushata konvencionale zgjedhore të shkurtohet nga 30 ditë në vetëm 5 ditë; me mundësi që, varësisht nga gjendja pandemike të mos mbahet fare. Fushata, ndërsa, do të mbahet vetëm në formë digjitale dhe në tubime duke i respektuar në përpikëri rregullativën në vend mbi tubimet publike”, thuhej në deklaratën e LDK-së.
Ndërkaq, shkurtimin e fushatës në vetëm pesë e ka njoftuar të mërkurën edhe kryetari i AAK-së.
Haradinaj ka bërë të ditur se duke pasur parasysh situatën e rëndë epidemiologjike me COVID-19, AAK ka vendosur që fushatën konvencionale për zgjedhjet lokale ta kufizojë në pesë ditë.
Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se edhe fushatën pesë ditore do të zhvillojnë në përputhje të plotë me rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit.
“Duke pasur parasysh situatën e rëndë epidemiologjike me Covid-19, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka vendosur që Fushatën konvencionale për zgjedhjet lokale Tetor 2021, ta kufizojë në 5 ditë. Poashtu jemi të përcaktuar që edhe këtë afat 5 ditor të fushatës, ta zhvillojmë në përputhje të plotë me kriteret dhe rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit. Do të përpiqemi që të gjejmë mënyra alternative të komunikimit dhe të shpalosim programin dhe objektivat tona për zgjedhjet e 17 tetorit. Gjatë kësaj kohe do ta zbatojmë modelin e fushatës digjitale”, theksoi ai.
Ndërkaq, shefi i Zyrës për komunikim në Vetëvendosje, Arlind Manxhuka tha për Telegrafin se për këtë kanë dhënë qëndrim ditë më parë dhe se gjatë fushatës do t’i respektojnë me përpikëri udhëzimet e institucioneve shëndetësore, por pa saktësuar sa ditë.
“Ne e dhamë qëndrimin tonë ditë më parë në lidhje me procesin zgjedhor, edhe për shkak të variantit Delta e edhe evitimit të një vale të re, mirëpo ndodhi si ndodhi. Ne do të respektojmë në përpikëri udhëzimet e vendimet e institucioneve të vendit, veçanërisht atyre të shëndetësisë”.
Ndërkaq, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kishte deklaruar se si parti politike janë shprehur se fushata zgjedhore mund të mbahet në vetëm pak ditë apo edhe në anulim të gjithë fushatës, megjithatë nuk ka pasur vendim se në çfarë periudhe do ta mbajnë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë