Në fshatin Stupë të Klinës, sot zyrtarisht kanë nisur punimet në asfaltimin e rrugës rajonale që lidh Komunën e Klinës sidomos fshatrat e Lugut të Drinit me lokalitetet e Komunës së Pejës.
Ky është njëri ndër projektet më të mëdha kapitale në infrastrukturën rrugore të kësaj komune dhe i një rëndësie të veçantë, ngase për qytetarët krijon një rrugë transitore për t’u lidhur me magjistralen Pejë-Prishtinë, duke liruar edhe qendrën e qytetit nga automjetet. Punimet kanë nisur në segmentin e parë që kushton rreth 140 mijë euro, ndërkohë që kjo rrugë mbi 14 km do të lidh fshatrat, Stupë, Budisalc, Nagllavë, Krushevë e Madhe, Zllakuqan, Jagodë, Videjë, Paskalicë dhe Zajm, me rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë. I gjithë projekti kushton mbi 2 milionë euro.
Asfaltimi i kësaj rruga bëhet në bashkëfinancim të Komunës së Klinës dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Në ceremoninë e përurimit të rrugës ka marrë pjesë kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, i cili potencoi se realizimi i këtij projekti ka qenë prioritet i qeverisjes lokale në Klinë duke u bazuar në nevojat e qytetarëve për lëvizje me të lehtë.
“Sot jemi para një evenimenti mjaft të rëndësishëm jo vetëm për këtë lokalitet, por për të gjithë qytetarët e komunës sonë dhe me pjesën tjetër të Pejës që e shfrytëzojnë këtë rrugë. Kjo ka qenë njëra ndër arteriet më kryesore në të cilën gravitojnë shumë qytetarë, e cila ka qenë në gjendje të mjerueshme e për të cilën ka pasur edhe kërkesa të qytetarëve. Për realizimi e këtij projekti tashmë janë gjetur gjitha mundësitë buxhetore”, ka thënë Bashota.
Ai pohoi se njëjtë me këtë rrugë e kanë edhe një arterie tjetër të rrugës në fshatin Ujmirë, e cila është në gjendje të keqe dhe edhe për atë i kemi gjetur fondet dhe shumë shpejt do të fillojmë me asfaltimin e saj.
“Infrastruktura rrugore e Komunës së Klinës gati po vjen në përfundim, pothuajse të gjitha akset kryesore që kanë karakter edhe regjional po asfaltohen. Po bëjmë përpjekje që t’i përmbyllim gjitha projektet që burojnë nga nevojat e qytetarëve”, tha Bashota.
Banorët, kanë falënderuar kryetarin Bashota për angazhimin e tij në realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm, jo vetëm për banorët e këtyre fshatrave, por edhe për gjithë Komunën e Klinës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa