LAJMI I FUNDIT:

Nipi i Ricky Martin do të zbulojë detaje të reja në lidhje me sulmin seksual që thuhet se ka pësuar

Nipi i Ricky Martin do të zbulojë detaje të reja në lidhje me sulmin seksual që thuhet se ka pësuar

Dennis Sanchez Martin, nipi i Ricky Martin, i cili zbuloi se ishte sulmuar seksualisht nga këngëtari në moshën 12-vjeçare, tha në një emision televiziv se do të japë detaje për skandalin mediatik që ka ‘shpërthyer’.

Aktualisht, edhe nëna e Dennis nuk ka qenë në dijeni për vendndodhjen e djalit të saj në vendlindjen e tij Puerto Rico për javë të tëra.

Mirëpo, gazetarët e emisionit “Sientense quien pueda”, kanë arritur të kontaktojnë me të.


Nipi i Ricky Martin (Foto: Facebook)

Pas kësaj, ai e kishte shumë të qartë se do t’i zbulojë të gjitha detajet në orët në vijim pasi kanë mundur ta kontaktojnë për të biseduar me të për rreth dhjetë minuta.

Vazhdojnë problemet ligjore për Ricky Martinin - këngëtari përballet me një ankesë tjetër nga nipi i tij
Lexo po ashtu Vazhdojnë problemet ligjore për Ricky Martinin - këngëtari përballet me një ankesë tjetër nga nipi i tij

I riu e nisi skandalin duke marrë një urdhër ndalimi për dhunë në familje ndaj Ricky Martin, por çështja u depozitua pak ditë më vonë, me kërkesë të vetë paditësit.

Ricky Martin mori një urdhër mbrojtjeje të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të San Juan kundër nipit të tij, i cili nga ana e tij paraqiti një ankesë të hënën për sulm të dyshuar seksual, konfirmuar nga Zyra e Administrimit të Gjykatave të Porto Rikos.

Nipi i Ricky Martin (Foto: Facebook)

Në janar 2022, Sanchez publikoi numrin e telefonit të këngëtarit në rrjetet sociale dhe në fillim të shtatorit, përmes një pale të tretë, i kërkoi para “në këmbim të heshtjes së tij”, për të cilën u urdhërua “të përmbahej nga ngacmimi, ndjekja, frikësimi, duke kërcënuar ose duke ndërhyrë në ndonjë mënyrë tjetër me kërkuesin ose anëtarët e familjes së tij”.

Artisti nga ana tjetër kishte bërë një padi prej 20 milionë eurosh kundër nipit të tij për shkatërrimin e reputacionit me pretendimet për incest. /Telegrafi/

Ricky Martin (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin

Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin

Magazina

"Ti të lodh trurin, a e ke vërejtur veten se sa shumë flet" - Gjesti lodhet nga Egli gjatë sfidës së Vëllait të Madh

Magazina
Nëna 76 vjeçare e Elon Musk në pasarelat e modës, merr vëmendjen në sfilatën e

Nëna 76 vjeçare e Elon Musk në pasarelat e modës, merr vëmendjen në sfilatën e "Juzui" gjatë Javës së Modës në New York

Magazina
Aktori hollivudian Paul Hogan duket gati i panjohur në moshën 82-vjeçare

Aktori hollivudian Paul Hogan duket gati i panjohur në moshën 82-vjeçare

"Kosova ime evropiane, tri tubime madhështore për dy ditë dhe pa asnjë incident" - Vesa Luma krenohet me pluralizmin politik në Kosovë

Magazina
Kalo në kategori