LAJMI I FUNDIT:

Nimetz: Të dyja palët mbrojnë interesat e tyre kombëtare

Nimetz: Të dyja palët mbrojnë interesat e tyre kombëtare

Ndërmjetësi Matthew Nimetz pas bisedimeve dy ditore në mes ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikola Dimitrov dhe Nikos Kotzias, shkurtimisht deklaroi se të dyja palët kanë mbrojtur interesat e tyre kombëtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“I kemi mbyllur përafërsisht të gjitha çështjet. Të dyja palët do të bëjnë gjithçka që të gjejnë zgjidhje. Kuptohet, të dyja palët i mbrojnë interesat e tyre kombëtare, por e dinë se është e rëndësishme gjetja e zgjidhjes, tha Nimetz.

Pas deklaratës së shkurtër, ndërmjetësuesin Nimetz tha se nuk do të jap përgjigje për pyetjet e gazetarëve.


Mediumi grek “Hellas zhurnal” raporton se Nikola Dimtrov e hodhi poshtë propozimin e Maqedonisë Veriore, ndërsa Nikos Kotzias kundërshtoi Maqedoninë e Re në negociata për ndryshimin e emrit në mes ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë në takim me ndërmjetësuesin Matthew Nimetz në Nju Jork.

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë njoftoi se do të ketë një deklaratë pas përfundimit të negociatave.

Para fillimit të takimit të sotëm, Kotzias tha se negociatat do të ndahen në dy, raporton Agjencia maqedonase me bazë në Uashington me bazë në Athinë. /Telegrafi/