LAJMI I FUNDIT:

Nimetz: Koha nuk kalon në dobinë tonë (Video)

Nimetz: Koha nuk kalon në dobinë tonë (Video)

Në intervistë për “Euronews”, i dërguari i OKB-së për çështjen e emrit, ndërmjetësi Matthew Nimetz deklaroi se nuk është e qartë se cilët do të jenë kushtet për zgjidhjen e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë në të ardhmen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk mendoj se koha kalon në dobinë tonë. Gjendja ndryshon, qeveritë ndërrohen. Nuk dijmë se çka mund të ndodhë në Greqi për dy vite. Nuk dijmë as çka do të ndodhë me Qeverinë në Shkup. Mund të ndodhin raste që do ta komplikojnv gjendjen dhe gjetja e zgjidhjes në të ardhmen mund të bëhet edhe më e rëndë”, tha Nimetz, duke folur për skenarin më negativ në rast se nuk arrihet zgjidhje për emrin.

Ai theksoi se negociatat mes dy vendeve janë përqëndruar në emrin e Maqedonisë, e jo në çështjen e identitetit të popullit maqedonas dhe vlerësoi se është e mundur të gjindet zgjidhje që do të kënaqë të dy palët./Telegrafi/