LAJMI I FUNDIT:

Nikos Papas për vizitë dyditore në Shkup

Nikos Papas për vizitë dyditore në Shkup

Ministri i Politikës Digjitale, Telekomunikimeve dhe Informacioneve të Greqisë, Nikos Papas, të hënën dhe të martën më 18 dhe 19 shkurt do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë së Veriut për aktivitete dhe bashkëpunim si me Maqedoninë e Veriut, siç parashikon Marrëveshja e Prespës, ashtu edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor, kumtojnë nga Kabineti i ministrit grek, njofton AIM.

Papas do të marrë pjesë në Samitin e Komisionit Evropian – Ballkani Perëndimor me temë agjenda e digjitalizimit të komisionit për rajonin, ndërsa do të realizojë takim edhe me ministrin Damjan Mençevski.


Në takim do të bisedohet për bashkëpunimet e mundshme në fushën e transformimit digjital të sektorit publik dhe të ekonomisë dhe dhënie të njohurive teknike dhe përvojë nga Greqia për vendin fqinj”, kumtojnë nga kabineti i Papasit.

Ministri i Politikës Digjitale dhe Informacioneve të Greqisë Nikos Papas në korrik të vitit të kaluar, për AIM, tha se pas Marrëveshjes së Prespës fillon epoka e re për të dyja vendet, ndërsa pas finalizimit të Marrëveshjes do të mund të zbatohen në praktikë “shumë ide të mira dhe pozitive për bashkëpunim të të dyja vendeve në nivel të teknologjive të reja”.

“Lidhshmëria dhe politika digjitale janë fushat e aktiviteteve që mund t’i bëjnë të dyja vendet së bashku drejt hapit të ardhshëm. Ekzistojnë mundësi të mëdha për zhvillim të përbashkët dhe të dyja palët janë të vendosura të shfrytëzojmë”, tha Papas, një muaj pasi që ishte nënshkruar Marrëveshja e Prespës.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori