LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski: Dimitrov po fsheh një dokument me të cilën Bullgaria kushtëzon datën për bisedime

Nikollovski: Dimitrov po fsheh një dokument me të cilën Bullgaria kushtëzon datën për bisedime

Një skandal i paparë është dokumenti që Nikolla Dimitrov, nën patronazhin e qeverisë së Zaevit dhe Spasovskit, po e fsheh nga opinioni, me të cilën Bullgaria po e kushtëzon hapur datën për negociata, tha në një konferencë për shtyp sot nënkryetari i OBRM-PDUKM-së Aleksandar Nikollovski.

Sipas tij, Maqedonia ka një problem të ri të madh me integrimin e saj evropian.


“Nga Maqedonia kërkohet të heqë dorë nga pakica maqedonase, dhe kështu edhe emërtimi i popullit maqedonas si maqedonas, sepse pakicat në vendet fqinje janë pjesë integrale e popullit maqedonas, si dhe të heqin dorë nga gjuha maqedonase dhe të përdorin vetëm të ashtuquajturës “Gjuha zyrtare e Republikës së Maqedonisë” gjithashtu do të duhet të punohet shpejt me Komisionin për Çështje Historike nëse Maqedonia dëshiron të vazhdojë negociatat me BE-në, thuhet në dokument, i cili u bë pjesë e përmbledhjes së përfundimit të zgjerimit të BE-së dhe pa të cilën nuk ka datë për negociata për Maqedoninë.

Zbatimi i dispozitave të këtij dokumenti kushtëzon mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për përcaktimin përfundimtar të paketës negociuese për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në”, tha Nikollovski./Telegrafi/