LAJMI I FUNDIT:

Nikolloski: Syriza dhe Demokracia e Re nuk do të ngrenë duart nëse dështon marrëveshja

Nikolloski: Syriza dhe Demokracia e Re nuk do të ngrenë duart nëse dështon marrëveshja

Zv. kryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski, i cili po qëndron për vizitë në Bruksel në konferencën e Partisë Popullore Evropiane (PPE) kushtuar Ballkanit Perëndimor, për AIM-në tha se, pa paragjykuar kush do të udhëheqë qeverinë e ardhshme greke, ai është i sigurt se Syriza dhe Demokracia e Re është e vetëdijshme se një “zgjidhje e re, më e mirë për emrin” do të jetë e nevojshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pavarësisht nga deklaratat e kryeministrit grek Alexis Tsipras, njeriu i dytë i partisë kryesore të opozitës në Maqedoni pohon se mund të negociohet një marrëveshje më e mirë.

“Nuk ka komunikim zyrtar, por të gjitha informacionet që vijnë nga Syriza dhe Demokracia e Re, dhe ndjenja që kemi është se nëse kjo dështon, ata nuk do të ngrenë duart dhe do të vazhdojnë të diskutojnë me Maqedoninë një marrëveshje më të mirë”, thotë Nikolloski.


Ai mbetet në të njëjtin pozicion që kishte përpara referendumit se marrëveshja nuk është e mirë dhe se duhet të përmirësohet, por ai pranon se do të thotë që Maqedonia nuk do të bashkohet me NATO në vitin e ardhshëm siç është planifikuar nëse kalon marrëveshja me Athinën.

Nikolloski gjithashtu pranon mesazhet e një numri të madh të ministrave evropian se nëse nuk zbatohet marrëveshja me Greqinë, Maqedoninë e pret izolimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori