LAJMI I FUNDIT:

Nika: Ne do të fitojmë në Drenas

Nika: Ne do të fitojmë në Drenas

Bedri Nika, kandidati për kryetar të Drenasit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka treguar arsyet pse qytetarët duhet ta votojnë atë në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen të dielën atje.

“Ne i ofrojmë një program zhvillimor Drenasit dhe besojmë se PDK nuk do të dalë fituese nga këto zgjedhje. Janë tri arsye që duhet të votohet LDK, mirëqeverisja, arsimimi dhe një shëndetësi e kualitetit europian. Kjo do të arrihet me LDK dhe besoj se qytetarët do të votojnë për mirëqenien e tyre. Tabunë e qeverisjes së PDK do ta thyejnë qytetarët”, tha Nika.

“Ndryshimi shihet se është duke ardhur. Kemi mbështetje të elektoratit të LDK-së në Drenas por edhe qytetarëve të tjerë. Të gjithë janë lodhur nga premtimet e kota të partisë në pushtet. Qytetari ka vendosur që të ardhmen e fëmijëve dhe të vetën t’i besojnë kësaj radhe LDK-së”, tha Nika, në Info Magazine të Klan Kosovës, duke thënë se ai do ta ketë edhe mbështetjen e Qeverisë së Isa Mustafës dhe kryetarit të LDK-së.


“Është privilegj që i takojmë partisë qe e drejton Mustafa. Duke parë sukseset e qeverisë Mustafa atëherë është ndihmë pasi edhe qytetarët e dinë vendosmërinë e LDK-së që t’i ndihmojë qytetarët”, tha ai.

“LDK bazohet në projekte zhvillimore të paraplanifkuara dhe nuk ka asgjë të rastit, kurse hapja e fabrikave atje tash është vetëm për fushatë. Shpresojmë shumë se në rishikimin e buxhetit vitin e ardhshëm do të kemi projekte zhvillimore për Drenasin. Gurthemelet e kohës së tanishme janë flluska që i merr era. Ato nuk janë serioze”.

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori