LAJMI I FUNDIT:

Nik Gjeloshaj pritet të marrë postin e zëvendëskryeministrit të Malit të Zi

Nik Gjeloshaj pritet të marrë postin e zëvendëskryeministrit të Malit të Zi

Disa media raportojnë se pushteti i ri ekzekutiv tashmë është formuar në Mal të Zi.

Ndonëse rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare malazeze mund të priten vetëm në mesin e javës së ardhshme, disa media në atë vend pohojnë se pushteti i ri ekzekutiv tashmë është formuar me “Evropa Tani”, demokratët dhe përfaqësuesit e pakicave, të cilat do të përbëjnë shumicën parlamentare prej 41 deputetëve.


Kryeministër do të jetë Milojko Spajiq ndërsa zëvendëskryeministër do të jenë Branko Krvavac, Momo Koprivica, Ervin Ibrahimoviq dhe Nik Gjeloshaj.

Aleanca Shqiptare mori Ministrinë e Integrimeve Evropiane me kusht që Genca Nimanbeg të merrte atë post, në të kundërtën, ai departament do t’i përkasë një tjetër liste shqiptare – Forumit Shqiptar, e cila do të mbulojë edhe Ministrinë e Administratës Publike, ku do të qëndrojë Marash Dukaj.

Iniciativës Qytetare Kroate i është dhënë Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe atë post do ta mbajë Adrian Vuksanoviq.

Qeveria e re pritet të ketë 22 ministri. Përveç kryeministrit, Evropa Tani pritet të merr edhe nëntë portofole të tjera që do t’i ndajë me partnerët e koalicionit nga lista zgjedhore.

Ekziston gjithashtu mundësia që SNP të hyjë në qeveri dhe departamenti për ta do të krijohet në një marrëveshje midis Evropa Tani, Demokratëve dhe Partisë Boshnjake. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori