LAJMI I FUNDIT:

Nicolas Sarkozy dënohet me një vit burg

Nicolas Sarkozy dënohet me një vit burg

Gjykata e Apelit dënoi ish-presidentin francez, Nicolas Sarkozy me një vit burg, por vetëm gjashtë muaj do t’i kalojë prapa grilave për aferën e shpenzimeve të tepërta gjatë fushatës së humbur presidenciale në vitin 2012.

Avokati i Sarkozyt tha menjëherë se ish-presidenti do të apelojë vendimin në Gjykatën e Kasacionit, gjykatën më të lartë në vend.


Sarkozy, kreu i shtetit midis viteve 2007-2012, arriti në gjykatë duke buzëqeshur, dëgjoi vendimin dhe më pas u largua nga salla e gjyqit pa thënë ndonjë fjalë, shkruan politico.

Sarkozy humbi apelin kundër vendimit për korrupsion, mund ta vuajë dënimin në shtëpi
Lexo po ashtu Sarkozy humbi apelin kundër vendimit për korrupsion, mund ta vuajë dënimin në shtëpi

“Z. Nicolas Sarkozy është plotësisht i pafajshëm, ai e mori parasysh këtë vendim dhe vendosi të ankohet në Gjykatën e Kasacionit”. Prandaj ai vazhdon luftën në këtë rast”, tha avokati i Sarkozy, Vincent Desry.

Në muajin shtator të vitit 2021, një gjykatë penale në Paris e shpalli 69-vjeçarin fajtor për tejkalim të madh të kufirit ligjor për shpenzimet zgjedhore dhe e dënoi atë me një vit burg për financim të paligjshëm të fushatës. Më pas gjykata kërkoi menjëherë ndryshimin e dënimit me burg në arrest shtëpie nën monitorim elektronik.

Së bashku me Sarkozyn u dënuan edhe nëntë persona të tjerë, të cilët gjithashtu apeluan vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

Në atë rast, hetimi zbuloi se ishte krijuar një sistem i faturave të dyfishta për të mbuluar shpenzimet gjatë fushatës presidenciale kur u shpenzuan pothuajse 43 milionë euro, ndërsa kufiri maksimal i lejuar ishte 22.5 milionë euro.

Shfrytëzon imunitetin e presidentit, Sarkozy refuzoi të dëshmojë: Unë nuk i përgjigjem gjykatës, por popullit francez
Lexo po ashtu Shfrytëzon imunitetin e presidentit, Sarkozy refuzoi të dëshmojë: Unë nuk i përgjigjem gjykatës, por popullit francez

Në vendimin e saj, gjykata penale nënvizoi se ish-presidenti “vazhdoi të organizonte” mitingje elektorale edhe pse ishte paralajmëruar me shkrim për rrezikun e tejkalimit të kufirit ligjor të financimit të fushatës.

Gjatë procesit të ankimimit, prokurorët kërkuan një vit burg për Sarkozy, por këtë herë me kusht.

Ashtu si gjatë gjykimit të shkallës së parë, Sarkozy kundërshtoi me forcë çdo përgjegjësi penale dhe tha se këto ishin “përralla” dhe “gënjeshtra”.

Kujtojmë se në muajin maj të vitit të kaluar, ai u dënua për rastin e përgjimeve me tre vite burg, një prej të cilëve me kusht. Ai e apeloi dënimin në Gjykatën e Kasacionit.

Sarkozy do të jetë sërish në gjykatë në vitin 2025 me dyshimin se libianët financuan fushatën e tij presidenciale në vitin 2007. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori