Nico Gonzalez nuk pati ndeshjen më të mirë kundër Valencias, ashtu si shumë nga shokët e tij të ekipit, por përkushtimi dhe shpirtin e tij luftarak e kanë bërë menjëherë një pjesë thelbësore të skuadrës së Diego Simeones.

Pikërisht kjo qëndrueshmëri dhe profesionalizëm do ta bëjnë Gonzalez lojtar të Atlético Madridit në çdo kuptim të fjalës.


Me dy ndeshje të mbetura në gjysmën e parë të sezonit, ai tashmë ka tejkaluar gjysmën e paraqitjeve që i kërkohen për të aktivizuar opsionin e blerjes.

Kushtet e marrëveshjes me Juventusin

Kur Atletico Madrid finalizoi huazimin e Gonzalez nga Juventusi, u arrit një marrëveshje që përfshinte një opsion blerjeje të detyrueshëm nëse plotësoheshin disa kushte.

Nico duhej të luante në 60% të ndeshjeve të mbetura të La Ligës, duke përfshirë vetëm ato ku luante të paktën 45 minuta.

Nga 21 ndeshjet e mbetura, ai tashmë i ka luajtur 11, duke përmbushur 78.6% të kushteve të nevojshme. Kjo do të thotë se ai ka vetëm dhjetë ndeshje të tjera për të kompletuar kriterin, duke e afruar blerjen e tij përfundimtare.

Kontributi i Nico González për skuadrën

Që nga debutimi i tij kundër Villarreal, ku shënoi një nga golat që siguruan fitoren e parë të Atlético Madrid këtë sezon, González ka qenë prezent në secilën nga 14 ndeshjet e ligës.

Megjithëse vetëm njëmbëdhjetë prej tyre kanë llogaritur për kriterin e kontratës, impakti i tij në ekip ka qenë i qartë.

Ai është i aftë të luajë në të dy krahët, sulmon si anësor dhe mbron si mbrojtës i krahut, ka thellësi në aksionet sulmuese, një gjuajtje të saktë dhe aftësi për të fituar duelet ajrore.

Luftëtari i Atlético Madrid

Nico ka treguar shpirt luftarak dhe përkushtim maksimal në çdo ndeshje. Në Ligën e Kampionëve, ai luajti pjesën e fundit të një ndeshjeje kundër Interit vetëm 24 orë pasi ishte shtruar në urgjencë për një virus, duke dhënë një asist vendimtar nga goditja e këndit.

Në ndeshjen kundër Osasunës, edhe pse i tronditur nga një goditje në kokë, ai refuzoi të zëvendësohej pas 43 minutash.

Me finalizimin e transferimit të tij të përhershëm në qershor, González do të jetë i lidhur me Atlético Madrid për katër sezone të tjera, deri në vitin 2030. /Telegrafi/

telegrafi sport app