LAJMI I FUNDIT:

Nicki Minaj do të jetë nikoqire e “MTV Video Music Awards 2023” për të dytin vit radhazi

Nicki Minaj do të jetë nikoqire e “MTV Video Music Awards 2023” për të dytin vit radhazi

Prezantuesi i MTV Video Music Awards 2023 u shpall të premten në mëngjes dhe reperja Nicki Minaj do të ketë nderin.

“Shumë të entuziazmuar që do të rikthehet Nicki Minaj si nikoqirja jonë në #VMAs këtë vit”:, postuan MTV në Twitter.

Këngëtarja 40-vjeçare ishte nikoqire e ceremonisë edhe vitin e kaluar.


Nicki gjithashtu ka fituar shumë VMA gjatë karrierës së saj. Ajo ka marrë gjithsej gjashtë dhe është nderuar gjithashtu me çmimin “Michael Jackson Video Vanguard Award” në 2022.

Këtë vit, Nicki është nominuar për gjashtë çmime, duke përfshirë videon e vitit për “Super Freaky Girl”.

Në fillim të gushtit u shpallën nominimet. E gjithë lista e pretendentëve për “Artistin e Vitit” përbëhet vetëm nga femra për herë të parë ndonjëherë, ndërsa ylli Taylor Swift kryeson me nominimet.

33-vjeçarja e pop-it do të luftojë me Beyonce, Doja Cat , KAROL G , Nicki Minaj dhe Shakira në kategorinë më të diskutueshme të natës.

Ajo pritet të jetë një natë masive për yllin pasi ajo është e nominuar për gjithsej tetë çmime në natë.

Të gjitha lajmet nga Nicki Minaj
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Nicki Minaj

Taylor tashmë mban rekordin për më shumë fitore ndonjëherë me tre për “Bad Blood” (2015), “You Need To Calm Down” (2019) dhe “All Too Well: The Short Film” (2022) kështu që ajo do ta zgjaste rekordin në katër.

Artisti i dytë më i nominuar pas Taylor është këngëtarja SZA, e cila ka gjashtë.

35 artistë janë nominuar për herë të parë këtë vit, me Kim Petras që është në listën e ngushtë për pesë çmime.

Përveç kësaj, Metro Boomin dhe Rema janë në garë për nga tre çmime secili, ndërsa Ayra Starr, GloRilla, Ice Spice, Peso Pluma, Renee Rapp dhe Yung Miami janë të gjithë në garë për dy vlerësime.

Ashtu si Kim, yjet e njohur Doja Cat, Miley Cyrus, Nicki Minaj, Olivia Rodrigo dhe Sam Smith janë të gjithë të nominuar për pesë çmime, ndërsa BLACKPINK, Shakira dhe Diddy kanë mundësinë të marrin deri në katër trofe me vete.

Çmimet do të mbahen më 12 shtator në Qendrën Prudential në New Jersey. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Kalo në kategori