Ngritja e çmimeve dhe ulja e standardit jetësor, shqetësimet kryesore të banorëve të Tetovës gjatë viti 2023

Banorët e Tetovës vitin që po lëmë pas si vit e vlerësojnë si tejet i rëndë ndërsa si preokupim serioz kishin ngritjen e çmimeve dhe gjendjen e rëndë ekonomike. Nga i pari i Tetovës, kërkojnë më tepër investime në pjesën e infrastrukturës rrugore, më shumë vende parkimi, përkushtim për zgjidhjen e problemit me ujin e pijes dhe zgjidhjen e problemit me qentë endacak.
“Ishte një vit i rëndë në aspektin e krizave të ndryshme, kriza energjetike, kriza ekonomike, pra ishte një vit i rëndë, por shoh edhe një shpresë sepse ka filluar të punohet në qytet nga ana infrastrukturore, pra punohet në aspektin infrastrukturor. Kemi një kryetar i cili mundohet sado pak të punojë. Por ka nevoja, nevojat tona janë parkingjet që na mungojnë shumë, pastaj na mungon kultura në komunikacion ndonjëherë të jemi edhe vetëkritikë”, tha një banor.
“Si të them, me probleme ka qenë, me çmime që ngritën e ulen që si kuptojmë edhe ne çka bëjmë. Komuna deri më tani ka pak sukses por tutje se di. Ka edhe shumë punë të bëj por si do i bëj si do i menaxhoj ai e din. Ka edhe shumë punë, uji kanalizimet, rrugët, vende pune”, theksoi një banor tjetër.
“Ka qenë vit i keq, edhe atë shumë i keq. Në gjitha sferat, gjyqësi, shëndetësi arsim e tjera. Unë jetoj në qendër, dhe mund të them që ka pastërti por rrethi jo. Për vitin e ardhshëm duam më shumë sundim të ligjit, të ketë drejtësi, njerëzit nuk na ikin vetëm se ska rroga por edhe shkaku se nuk funksionon shteti këtu”. shtoi një banor tjetër.
Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, thotë se ka në masë të madhe ka realizuar premtimet, ndërsa për vitin e ardhshëm zotohet për më shumë investime në infrastrukturë. Përkushtimi kryesor i Kasamit për vitin që vjen do të jetë trajtimi i qenve endacakë, hapja e bulevardit nga Posta tek Stadiumi i qytetit si dhe zgjidhja e problemit me ujin për pije.
“Sektori i ujërave të zeza do të jetë dhe filtër stacioni sepse do jetë ndër problemet kryesore që iu përket ujërave të zeza që ka qenë i gjithë fushës së Pollogut. Në vitin 2024 po ashtu do të nis ndërtimi i stadiumit të qytetit, do të nis hapja apo depërtimi i bulevardeve VS Bato, Bllagoja Toska dhe i Ilindenit, do të nis zhvillimi i Kodrës së Diellit në bazë të planit urbanistik me infrastrukturë, ndërtim hotelesh shtëpizash e kështu me radhë”, theksoi Bilall Kasami – kryetar i komunës së Tetovës./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë