LAJMI I FUNDIT:

Ngritet padi penale për 11 personat e arrestuar në operacionin ‘’Qelia’’

Ngritet padi penale për 11 personat e arrestuar në operacionin ‘’Qelia’’

Prokuroria themelore publike për krim të organizuar dhe korrupsion, deri te Gjykata Themelore Shkupi 1, ka ngritur akuzë për rastin ‘’Qelia’’, njofton Telegrafi.

Në këtë rast akuzohen 11 persona për pjesëmarrje në ushtri të huaja, polici, formacione paraushtarake ose parapolicore. Të 11 pesonave u është vazhduar paraburgimi për 30 ditë tjera.

Ndryshe, aksioni policor ‘’Qelia’’, për zbulimin e personave të cilët drejtpërdrejtë kanë rekrutuar shtetas të Maqedonisë në formacione paraushtarake në fronte luftarake në Siri dhe Linjde të Mesme, u zbatua më 6 gusht të vitit të kaluar. /Telegrafi/