Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër pesë të pandehurve me inicialet Xh.Sh., S.Sh., I.S., A.G. dhe L.Z për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikeve dhe substancave psikotropike dhe analoge” nga neni 273 paragrafi 2 KPRK-së, lidhur me nenin 281 paragrafi 1 pika 1.9 të KPRK-së, “Legalizim i përmbajtjes së rreme” nga neni 403 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 388 paragrafi 2 nën paragrafi 2.8 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 398 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, si dhe “Mashtrimi” nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit Xh.Sh., S.Sh dhe I.S., shtetas turk, duke vepruar në bashkëpunim si një grup kriminal i strukturuar dhe i organizuar i shtrirë në territorin e disa shteteve – Iran, Shqipëri, Kosovë, i përberë prej shumë anëtarëve, mes tyre edhe të pandehurit të lartcekur dhe i ndjeri N.C., me dashje dhe me dijeni të qëllimit dhe veprimtarisë së përgjithshme të grupit kriminal të organizuar dhe qëllimit të grupit për të kryer një apo më shumë vepra penale, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, aktivisht kanë marrë pjesë në veprimtaritë kriminale të grupit duke ditur se pjesëmarrja e tillë do të kontribuojë në realizimin e veprimtarive kriminale të grupit, transmeton Telegrafi.
“Të pandehurit në mënyrë të kundërligjshme, pa autorizim kanë blerë, dhe poseduar, me qellim shitje dhe kanë transportuar substanca narkotike te llojit heroin të cilat substanca me ligj janë shpallur të rrezikshme, në atë mënyrë që gjatë periudhës kohore vitit 2018, kanë blerë Heroinë nga Iraku, e njëjta pastaj ka arritur me maune në pllaka të mermerit në Shqipëri dhe pastaj në Kosovë.
Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotropike dhe analoge” nga neni 273 paragrafi 2 KPRK-së, lidhur me nenin 281 paragrafi 1 pika 1.9 të KPRK-së.
Ndërkaq, të pandehurit Xh.Sh dhe I.S. me të kuptuar se më 19 tetor 2018, në Shqipëri janë publikuar emrat e tyre si persona të dyshuar se fshihen pas rastit të laboratorit të drogës në Has të Shqipërisë, me qëllim që ti shmangen arrestimit, kanë paraqitur fakte të rreme në qendrat e regjistrimit në Prishtinë dhe në Obiliq, dhe atë ekstraktet e lindjes”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme” nga neni 403 par 2 lidhur me paragrafi 1 të KPRK-së.
I pandehuri, A.G. në periudhën kohore tetor – nëntor 2018, me dashje ju ka ndihmuar në shmangien, zbulimin dhe mos arrestimin e tyre, të pandehurve shtetasve turq, Xh.Sh., I.S. dhe të ndjerit N.C. nga organet e ndjekjes së Shqipërisë dhe Kosovës, dhe bërjen e tyre të pa kapshëm për organet e drejtësisë dhe me qëllim të përfitimit pasuror, në mënyrë të kundërligjshme ju ka ndihmuar në nxjerrjen e dokumenteve zyrtare (letërnjoftimin dhe pasaportën e RKS-së).
Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 388 paragrafi 2 nën paragrafi 2.8 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Po ashtu, i pandehuri A.G. më 24.12.2018, me dashje ka përpiluar dokument të falsifikuar, dhe atë një autorizim, me qëllim shfrytëzimi të këtij dokumenti si origjinal.
Me çka ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 398 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Ndërkaq, i pandehuri L.Z. më 02.12.2018, në Prishtinë, me dashje, me paraqitjen e fakteve të rreme e ka mashtruar Drejtorin e një auto salloni, me qëllim të përfitimit pasuror në mënyrë të kundërligjshme për vete. Me këto veprime i pandehuri L.Z. ka kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri