LAJMI I FUNDIT:

Xhavit Drenorit i ngritet aktakuzë për sulmin fizik ndaj djalit të ish-prokurorit Ibrahim Berisha

Xhavit Drenorit i ngritet aktakuzë për sulmin fizik ndaj djalit të ish-prokurorit Ibrahim Berisha

Më 19 nëntor të këtij viti u raportua për një përleshje në mes të Xhavit Drenorit dhe Ramadan Berishës, djalit të tani ish-prokurorit Ibrahim Berisha.

Për këtë rast tashmë Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë.


Sipas aktakuzës së ngritur më 16 nëntor të këtij viti, Xhavit Drenori ngarkohet me veprën penale “Sulmi”.

“Më 19 tetor 2021, rreth orës 13:06, në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Gllogovc, i pandehuri për shkak të mosmarrëveshjeve të çastit me të dëmtuarin Ramadan Berisha, fillimisht janë fjalosur mes vete e pastaj me dashje e ka sulmuar të njëjtin duke e goditur me këpucë”, thuhet në njoftim.

Vepra penale për të cilën akuzohet Drenori, nga neni 184, paragrafi 1 të KPRK-së dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.

Ngritjen e kësaj aktakuze i akuzuari Drenori e konsideron të njëanshme.

“Total e njëanshme, total skandaloze. Skandaloze është ajo çfarë ka ndodh me mu ngritë aktakuzë për diçka që teorikisht ish dashtë me qenë e kundërta”, deklaroi ai për “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, Drenori bëri të ditur se kanë bërë kërkesë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë që të përfshihet edhe Ramadan Berisha si i akuzuar.

“Është skandaloz, është i papranueshëm dhe avokati tashmë e ka ba kërkesën që ta rishqyrtojë prokuroria lëndën”, ka thënë Drenori, duke shtuar se ky do të duhej të ishte palë e dëmtuar kurse Berisha i akuzuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori