NGOMfest 2017 publikon programin e plotë

Festivali i muzikës NGOMfest vjen me edicionin e shtatë, i cili do të organizohet për herë të dytë në kalanë e qytetit të Prizrenit.
Gjatë datave 6-9 korrik NGOM-i do të sjellë një program të gjerë muzikor me artistë të huaj dhe vendorë të ndarë në dy skena.
Tanimë u shpalos edhe programi i plotë i festivalit, ku sipas traditës natën e parë do të ketë hip-hop, të dytën rock muzikës dhe natën e fundit muzikë elektronike.
E veçanta e natës së parë do të jenë hip-hop artistët kosovarë P.I.N.T , natën e dytë rock bendi nga Suedia, Eldoradio, do të përkujdeset të sjellë ë frymë te re roku, ndërsa natën e tretë techno DJ nga Gjermania dhe Spanja pritet të elektrizojnë qytetin deri në orët e mëngjesit dhe do ta përmbyllin edicionin e shtatë të festivalit.
Për informata rreth biletave shkruani në faqen e NGOMfest në Facebook dhe Instagram:
- https://facebook.com/ngomfestival
- https://instagram.com/ngomfestivalProgrami i plotë:6 Korrik// MAIN STAGE
- P.I.N.T. // MC Kresha& Lyrical Son, Lav'da, Dj.DritOn, DJ Cuba (+ Special Guest) //
- Malik & DJ Stancho (PROMO)
- Semiautomvtic, NS, Kreshnique, DJ Shotts (PROMO) //
6 Korrik// SUNRISE STAGE
- DAGG
- GJENI
7 Korrik// MAIN STAGE
- 505 (PROMO)
- AVE VENUS (PROMO)
- The Laser Rats
- 3:56 am
- FULLSTOP
- Shpat Deda
- Eldoradio
7 Korrik// SUNRISE STAGE
- Lilac (PROMO)
- Nold (PROMO)
- Fatos Çunaku (PROMO)
- MENdar
- Liburn
- Toton
- Leo Lumezi
8 Korrik// MAIN STAGE
- TOMA
- Younion / Panda
- Milton Bradley a.k.a Alien Rain
- Tadeo
8 Korrik// SUNRISE STAGE
- Pumio Space
- Wiggi






























































