LAJMI I FUNDIT:

Ngjyrosja e flokëve

Ngjyrosja e flokëve

Me anë të ngjyrosjes së flokëve arrihet ndryshimi më i shpejtë i dukjes. Nganjëherë ndodh që, edhe pse ngjyra duket bukur në paketim, në flokët tuaj del ndryshe.

Nëse dëshironi ngjyrë të kuqe, është mirë ta dini se floku i pranon mirë pigmentet e kuqe, mirëpo nëse jeni bionde, atëherë duhet të gjeni ngjyrë të tillë, e cila është dy-tri tonë më e errët sesa ngjyra të cilën dëshironi ta keni në flokët tuaj.

Ngjyra kafe është gjithmonë zgjedhje e sigurt dhe e shkëlqyer për këdo. Nuancat e ngjyrës kafe mund të varirojnë nga të shndritshmet deri te ato më të errëtat.

Ngjyrën e zezë të flokut është lehtë ta fitoni, sepse molekulat e pigmentit të zi janë më të mëdha, dhe më lehtë e mbulojnë të gjithë gjatësinë e flokut. Në rastet e zgjedhjes së nuancave, duhet të keni kujdes: vajzat të cilat kanë ten të errët apo të zbehtë nuk do t’u qëndrojë mirë nuanca e zezë.


Nëse ndodh që ngjyra me të cilën i keni lyer flokët nuk është ajo për të cilën keni ëndërruar, sepse është shumë e çelë ose shumë e errët, ose thjeshtë nuk është ngjyra të cilën e keni dashur- në vend se të nevrikoseni, mundohuni ta zbutni gabimin. Këshillohuni me stilistin e flokëve, sepse mund t’u japë flokëve tuaj një nuancë tjetër, ndërsa nëse provoni vetë t’i përzieni ngjyrat, atëherë mund të shkaktoni një ‘katastrofë’. Sa për njohuri, nuk ekziston ndonjë pastrues ose substancë kimike, e cila e largon menjëherë të gjithë ngjyrën e vendosur në flokë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Kamera “rrëshqiti” dhe tregoi gjoksin: Videoja provokuese e gjermanes joshëse ndezi rrjetet

Kamera “rrëshqiti” dhe tregoi gjoksin: Videoja provokuese e gjermanes joshëse ndezi rrjetet

Në çift
Doni të fshehni flokët e rralluar? Këto dy modele bëjnë mrekulli

Doni të fshehni flokët e rralluar? Këto dy modele bëjnë mrekulli

Flokë dhe stil
Pesha ideale për gratë 170 cm: Ja sa kilogramë duhet të keni në çdo dekadë

Pesha ideale për gratë 170 cm: Ja sa kilogramë duhet të keni në çdo dekadë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Prindër, kujdes: Nëse fëmija juaj bën lëvizje të këtilla, patjetër çojeni te mjeku! (Video)

Prindër, kujdes: Nëse fëmija juaj bën lëvizje të këtilla, patjetër çojeni te mjeku! (Video)

Fëmija juaj
Serena Williams e panjohur: Legjenda e tenisit befason me linjat e reja

Serena Williams e panjohur: Legjenda e tenisit befason me linjat e reja

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Freski për ditët më të nxehta: Kombinime të lehta që do t’ju bëjnë të dalloheni

Freski për ditët më të nxehta: Kombinime të lehta që do t’ju bëjnë të dalloheni

Keshilla Modë
Kalo në kategori