Edhe këtë sezon vazhdon trendi i ngjyrave të zjarrta, të cilat në çast mund të ngrenë çdo kombinim dhe të zbusin zymtësinë e vjeshtës.

Mund të përcaktoheni për një ngjyrë të preferuar, por nuk do të gaboni edhe nëse kombinoni më shumë nuanca të zjarrta, rekomandojnë stilistët, transmeton Telegrafi.

Krahas së gjelbrës smerald, e kaltra mbretërore, e verdha dhe e trëndafilta pudër, janë moderne edhe të gjitha nuancat e portokallta, të kuqe si edhe tonet e theksuara të ngjyrës vjollcë.

Me shtojca të përshtatshme të modës në ngjyra të zjarrta, çanta, kollanë dhe këpucë do të bëheni damë elegante e vërtetë.

Nëse jeni për kombinimet me një ngjyrë, e kuqja gjithmonë është zgjedhje e sigurt! /Telegrafi/

1

2

ny1

54bc0ace4f16b_-_hbz-street-style-mfw-fw14-day4-14-10917627

548f14d659511_-_rbk-bright-coats-1113-1-s2

image

bright-coats-for-fall-winter-2015-2016-15

lfw1

bright