Zbuloni cilat tone flokësh do të dominojnë në vitin 2026, nga karamelja e ngrohtë e deri te nuancat ultra-shkëlqyese të arta dhe të zeza luksoze

Sipas mendimit të disa prej parukierëve më të njohur, viti 2026 do të karakterizohet nga sensualiteti, shkëlqimi dhe ngjyrat e pasura. Në vazhdim, mësoni cilat nuanca do të jenë në qendër të vëmendjes sezonin e ardhshëm.


Cila ngjyrë do të jetë ylli i vitit 2026?

Ndërsa viti 2025 u shënua nga prania e tonëve të gjallë bakri dhe mjaltë, Dom Seeley, floktar i Kim Kardashian, Kendall Jenner dhe Jessica Alba, parashikon kalimin drejt toneve më të sofistikuara dhe më të çelura. Ai thekson se balayage do të mbetet teknikë dominante, por në versione të përmirësuara: me hije më të buta, karamele të ngrohtë si tek Jennifer Lopez, apo bionde të arta dhe me shkëlqim si tek Gigi Hadid.

Sipas tij, viti 2026 sjell rikthimin e toneve të ngrohta dhe me shkëlqim, në kontrast të plotë me ngjyrat e ftohta platinë që kanë mbizotëruar vitet e fundit.

“Gratë kërkojnë shkëlqim, butësi dhe dimension”, shpjegon Seeley. “Është shumë më e lehtë të krijosh teksturë të ndritshme në një bazë të artë, mjalti apo bakri, sesa në një bionde të akullt.”

Edhe brunet do të përjetojnë një rikthim të fuqishëm, por në versione më luksoze dhe joshëse, të frymëzuara nga ngjyra e çelur çokollatë e Amal Clooney apo e zeza e lëmuar e Kim Kardashian, transmeton Telegrafi.

Trendet e flokëve për vitin 2026

Për sezonin pranverë/verë 2026, Seeley tregon se ka punuar në disa sfilata, përfshirë edhe Miu Miu, ku ka krijuar modelin që sipas tij do të bëhet ikonë e vitit të ardhshëm:

“Në vitin 2026, balluket ‘Birkin’ do të jenë trendi kryesor. Një rikthim i vërtetë, veçanërisht mes femrave franceze që dinë t’i mbajnë me elegancë dhe lehtësi.”

Ai përmend gjithashtu rikthimin e frizurave voluminoze dhe natyrale, me onde të mëdha e të buta, një stil që kujton Penélope Cruz në “The 2025 Academy Museum Gala”, në frymën e epokës së artë të Holivudit. Të njëjtat frizura janë parë edhe në sfilatat e Saint Laurent dhe Celine.

gettyimages

“Dizajnerët janë të magjepsur nga volumi dhe teksturat e buta, ajrore, pothuajse eterike. Është një homazh ndaj viteve ’60, por i interpretuar me një prekje moderne dhe shkëlqim bashkëkohor.”

Yje si Kylie Jenner, Hailey Bieber dhe Dua Lipa tashmë kanë përqafuar këto frizura me volum dhe shkëlqim intensiv, duke dëshmuar se ky trend është tashmë në kulmin e popullaritetit. /Telegrafi/