LAJMI I FUNDIT:

Ngjashmëria e emrit ia mori jetën, arrestohet personi që vrau gabimisht Nuredin Lushtakun

Ngjashmëria e emrit ia mori jetën, arrestohet personi që vrau gabimisht Nuredin Lushtakun

Verën e vitit 2010 Driton Latifi kishte porositur Lutfi Qosën ta vriste ish pjesëtarin e UÇK-së dhe TMK-së Nuredin Lushtakun në fshatin e tij në Prekaz.

Por gabimisht, ata kishin vrarë një person krejtësisht tjetër, por me të njëjtin emër.

Nuredin R Lushtaku, 33 vjeçar u bë gabimisht viktimë e këtij plani.


Ai u qëllua me armë zjarri rreth orës 20:00 të mbrëmjes, derisa po qëndronte në oborrin e shtëpisë së tij në Prekaz të Ulët të Skenderajt.

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj Lushtaku kishte mbërritur pa shenja jete, pasi nuk kishte arritur tu mbijetonte plagëve të marra.

Pas ngjarjes, i dyshuari kryesor për vrasjen, Driton Latifi, kishte ikur në arrati ku ka qëndruar plotë 8 vjet.

Ndërkohë ai është arrestuar së fundi në Austri, pasi që autoritetet kosovare në vitin 2016 kishin lëshuar urdhër arrest për të.

Autoritetet austriake dje e kanë ekstraduar Latifin, i cili u mor në aeroportin e Prishtinës nga njësiti për hetimin e vrasjeve.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës i ka lëshuar atij vendimin për mbajtje 48 orësh, deri në caktimin e masës së paraburgimit.

Prokurori i rastit, Njazi Rexha nuk i është përgjigjur interesimit të Emisionit Frontal për këtë rast.

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori