Një 18-vjeçar ka humbur jetën në plazhin e Durrësit.

Ai u fut të shpëtonte dy fëmijë të mitur që kishin qenë në rrezik, por fatkeqësisht nuk mundi të dilte vetë i gjallë.


Trupi u nxor i pajetë nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Ndërkohë fëmijët u shpëtuan dhe janë shëndoshë e mirë. /Euronews Albania/