Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në dialog pritet të udhëtojnë më 17 shtator në Bruksel, mirëpo nuk dihet nëse do të ketë takim trepalësh.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi akuzoi palën serbe se ka refuzuar takimin e përbashkët, pasi nuk është pajtuar me agjendën e propozuar nga ndërmjetësi evropian.
Ndërsa nga Bashkimi Evropian nuk ka treguar nëse do të ketë takim të përbashkët në nivel të kryenegociatorëve në dialog, mirëpo të njëjtit thanë se kur të jetë e nevojshme do të bëjnë një njoftim.
Në anën tjetër, në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje thonë se BE-ja dhe veçmas emisari Lajçak e dinë se nuk mund të ketë dialog apo negocim mbi çështje që nuk janë pjesë e marrëveshjes bazike të Brukselit dhe aneksit të Ohrit.
Madje, sipas tyre, duhet konfirmim zyrtar se Serbia ka tërhequr letrën nga Brukseli, ku thuhet se nuk zbaton disa pika të marrëveshjes.
Ndërkaq, në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe njohës të procesit të dialogut, shprehën skeptik për progres në dialog në rrethanat aktuale, ku Kosova është në prag të zgjedhjeve.
Deputetja e LVV-së, njëherësh kryetare e komisionit parlamentar për punë të jashtme, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, thotë se qeveria ia ka bërë të qartë Lajçakut në vizitën e tij së fundmi në Kosovë se BE-ja duhet ta definojë me Serbinë nëse i qëndrojnë prapa marrëveshjes së Brukselit.
“BE-ja tashmë e dinë se nuk mund të ketë dialog apo negocim mbi çështje që nuk janë pjesë e marrëveshjes bazike dhe aq më pak nuk mund të dialogojmë për një marrëveshje bazike që është hedhur poshtë nga vet Serbia. Ne kemi bërë shumë të qartë edhe Lajçak në vizitën e fundit që ka qenë në Prishtinë. Ata së pari duhet të definojnë këtë gjë me Serbinë. Serbia duhet të tërheq letrën e ish kryeministres dhe të deklarojnë se qëndrojnë për marrëveshjen bazike. Të njëjtën të pranojnë dhe të nënshkruajnë në mënyrë që të diskutohet mundësia e rikthimit në proces të dialogut. Në të kundërtën çfarëdo tendence që të dialogohet në këtë kushte është e pafavorshme dhe padrejtë në raport me Kosovën”, thotë ajo.
Mirëpo, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, thotë se nuk pret progres në dialog, ani pse mund të ketë takime në nivel të kryenegociatorëve.
“Nuk besoj se do të ketë dialog efektiv, kualitativ. Më shumë do të përdoret për konsum të brendshëm. Më shumë do të jetë në rrafshin e një patriotizmi folklorik…Edhe Vuçiq këtë qasje do të përdorë që sa më shumë të krijojë parakushte që me të vërtet kur të diskutohen temat përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë nga këto gabime që po i bënë qeveria Kurti, ai të kapitalizojë sa më shumë”, thekson Quni.
Në anën tjetër, analisti Arton Demhasaj thotë se është e pakutimtë mbajtja e takimeve në dialog, qoftë në nivel të kryenegociatorëve, derisa Kosova është në prag të zgjedhjeve, si dhe s’ka qartësi nëse Serbia e ka tërhequr letrën nga Brukseli.
“Më duket e pakuptimtë me u mbajt takimi, pasi Kosova është para zgjedhjeve të rregullta parlamentare që janë caktuar më 9 shkurt. Nuk mund të pritet që një takim i nivelit të lartë apo nivelit më të ulët me zhblloku dialogun sa i përket zbatimit të marrëveshjeve që janë arritur në Bruksel dhe Ohër…Për aq kohë sa ajo letër është dërguar zyrtarisht nga Qeveria e Serbisë në Bruksel, ku nuk pranon të zbatoj pjesë të marrëveshjes, atëherë dialogu është i pakuptimtë. Serbia edhe zyrtarisht si pranues i marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, po tregon se nuk i zbaton obligimet e saja. BE-ja duhet të qartësojë ka apo s’ka tërheqje të letrës së dërguar nga Serbia në Bruksel”, thotë ai.
Takimin e së martës më 17 shtator e konfirmoi zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ditë më parë, i cili tha Serbia po refuzon takim trilateral, për shkak të mospajtimit me agjendën e takimit të caktuar nga emisari i BE-së dhe duke tentuar të imponojë pika të rendin e ditës të destinuara për konsum të brendshëm politik.
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, gjatë qëndrimit në Kosovë javën e kaluar tha se Serbia ka tërhequr letrën dërguar BE-së, vitin e kaluar, ku shprehte rezerva për marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, njofton KP.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Policia thotë se ka funksionalizuar sistemin e hallkave në të gjitha drejtoritë rajonale

Investimet e huaja direkte, BE kërkon legjislacion kontrollues të ri nga Shqipëria

Formimi i qeverisë së re, eurodeputeti austriak kërkon bashkëpunim ndërmjet partive politike

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit